Ka nisur protesta e thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ashtu siç u paralajmërua, me të mbërritur para kryeministrisë, një sërë personazhesh të njohur të opozitës, nisën të flisnin në podiumin e ngritur. I pari që e mori fjalën ishte ish-deputeti Aldo Bumçi.

Ai ka treguar arsyet se përse ndodhen këtë të hënë në protestë, ku një ndër to sipas tij është aleanca që pati fillimisht Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës dhe e dyta për krijimin e Ballkanit të Hapur, që ka për qëllim sipas Bumçit, izolimin e Kosovës. Ai tha se ky është vetëm hapi i parë e s’do të kenë të ndalur, derisa të çimentojnë demokracinë në vend.

“Mirë se keni ardhur në këtë bulevard, në këtë protestë madhështore. Kemi ardhur të protestojmë kundër projektit Ballkani i Hapur, projekt i cili do të çimentoje regjimet autoritare. Dhunuesit më të mëdhenj, duhet ti paraqesin si vlerat më të mëdhaja, ky është Ballkani i Hapur. SHBA e Brukseli kërkoi nga Serbia që të njihte Kosovën e ku pritej një marrëveshje e madhe Aleanca Rama-Vuçiç paraqiti projektin e ndarjes së Kosovës. Ky është dëmi më i madh që Rama i ka bërë Kosovës. Ky projekt dështoi, por nuk ndaluan Rama dhe Vuçiç, pas këtij projekti vazhduan me Ballkanin e Hapur.

Me këtë duan të realizojnë izolimin e Kosovës. Ballkani i Hapur është fasada që Rama i jep Vuçiç. Rama i bën fasadën dhe thotë që ai është një lider evropian. Ky është Rama, që sot është dyshues për Kosovën. Ka vetëm një projekt evropian, nuk është projekt Evropian Ballkani i Hapur. Ka vetëm një rrugë drejt Evropës, për të ndërtuar shoqëri demokratike e kjo arrihet duke ndërtuar opozitë. Opozita është e qartë, është në shesh, e këtë rrugë që kemi nisur do e çojmë deri në fund. Fitore, fitore, fitore. Protesta, protesta, protesta!”, tha Bumçi.

Artikulli paraprakPROTESTA PËR ARDHJEN E VUÇIÇ, SALI BERISHA I BASHKOHET MBËSHTETËSVE
Artikulli tjetërEDITH HARXHI: BALLKANI I HAPUR, NJË PËRRALLË E SHËMTUAR! KOMBI YNË NË RREZIK NGA RAMA DHE VUÇIÇ