Qyteti i Shkodrës ka mikpritur sot tryezen e Aleancës së Grave Këshilltare Bashkiake e mbështetur ne DLDP, Bashki të Forta dhe UN-ËOMEN.
Hapja e takimit është përshendetur nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi e cila ka nënvizuar rëndësinë e rritjes së rolit të grave në vendimmarrjet e rëndësishme për komunitetet ku ato janë pjesë.
Takimi që ka nisur sot do të vazhdojë edhe nesër dhe do të ketë në fokus analizën e punës së deritanishme,
evidentimin dhe përcaktimin e nevojave për asistencë për vitet e ardhshme si dhe rekomandimet për ndryshime eventuale në Kodin Zgjedhor në kuadër të reformës së pritshme zgjedhore.