Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar përmes një letre drejtuar Presidentit të Republikës, i kërkon Ilir Metës që të mos dekretojë ligjin që u miratua në Kuvend.

E ndërsa kërkojnë një takim me Presidentin për të sqaruar qëndrimin e tyre, ata shprehen se vendi ndodhet pa Gjykata Kushtetuese dhe në këtë mënyrë Presidenti nga filtri i parafundit është i fundit për ligjet.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shprehet se në mungesë të Kushtetueses përgjegjësia është mbi Presidentin në këtë rast, prandaj kërkojnë që të rikthehet për rishqyrtim.

Ndër të tjera, ata parashtrojnë në letër edhe pretendimet se përse nuk duhet të dekretohet ligji.

Kujtojmë që bashkia e Tiranës dhe artistët kanë arritur një marrëveshje për negocim për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar mbi rrënojat e të vjetrit, por Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita e kundërshtojnë, pasi e cilësojnë si aferë korruptive.

Ligji kaloi pak javë më parë në Kuvend mes debateve të forta.

Artikulli paraprakLSI: MUNGESA E GJYKATËS KUSHTETUESE SKANDALOZE, JEMI PËRBALLË NJË KOLAPSI INSTITUCIONAL
Artikulli tjetërPROJEKTI QË PARANDALON PËRMBYTJET, MANHATTAN-I I BESON ARKITEKTIT TË TEATRIT TË RI KOMBËTAR