Aleatët e qendrës së djathtë dolën nga takimi me presidentin Ilir Meta me garancinë e dhënë prej tij se do të nisë edhe diskutimet me partitë e tjera politike për të mundësuar një tryezë dialogu mes të gjitha palëve për t’i dhënë zgjdhje krizës politike në vend, me opozitën jashtë Kuvendit dhe me vendimin për të bojkotuar zgjedhjet e 30 qershorit 2019.
“Në emër të të gjtihë kolegëve dua të falenderoj presidentin për një diskutim t ëhaur në raport me kërkesën tonë. Ndajmë të njëjtin shqetësim që situata është problematike, dhe duhet të pengojmë mos të shkojmë në një konflikt
mesazhet nga berlini dje në samit, presidenti ka bërë gjithcka që reforma në drejtësi të jetë në përputhje me garantimin e pushtetit të pavarur të gjyqësorit, për t ëmos arritur në këtë ditë që nuk kemi gjykatë kushtetuese dhe t ëlartë. presidenti ka marrë iniciativa dhe do të vazhdojë në këtë rrugë që të jenë zgjedhje pluraliste dhe sa më përfshirëse.
Presidenti vlerësoi kërkesën e partive tona, në vlerësim të kërkesës tonë do të marrë qëndrimet e veta në diskutim edhe me palët e tjera. Presidenti është në t ënjëjtën valë shqetësimi si gjithë qytetarët shqiptarë, por ka edhe angazhimin që palët të gjejnë zgjidhje për të mos shkuar në dëm të interesave të vendit”, tha kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu.