Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe ish-kryeministri Sali Berisha, duket se do të mbeten të vetëm në vendosmërinë e tyre për të penguar me çdo kusht mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor 2019, përsakohë kryeministër është Edi Rama.

5 nga aleatët që firmosën koalicionin opozitar zgjedhor dy ditë më parë, këtë të enjte takuan kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca.

Një takim i mbajtur mes Fatmir Mediut, Dashamir Shehit, Vangjel Dules, Agron Dukës, Nard Ndokës dhe kryediplomatit të BE-së, që mesa duket ka ndryshuar shumë nga qëndrimi i tyre për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve, aq sa nga ish-kryeministri Sali Berisha është paralajmëruar për përplasje civile si në ’97-ën.

Aleatët pas takimit thanë se kanë vendosur t’i kërkojnë presidentit Ilir Meta të ndërhyjë për zgjidhjen e kësaj krize, duke ulur në një tryezë mazhorancën dhe opozitën.

Kontaktuar nga Shqiptarja.com zoti Shehi tha se kjo tryezë duhet të ulet për të gjetur zgjidhje mes palëve, pasi Edi Rama të jetë larguar nga posti i kryeministrit. Por pyetur nëse në tryezën e dialogut do e pranonin Ramën në postin e kryetarit të Partisë Socialiste, Shehi tha se kjo është e mundur.

Artikulli paraprakSHKODËR: DENONCOJNË QYTETARET, NDALOHET NJE SHTETAS PËR ARMË PA LEJE
Artikulli tjetërEKSTAZI DHE AMFETAMINË, NGA HOLANDA JASHTË BE-SË PËRMES SHËRBIMIT POSTAR