Në një punishte të vogël hekuri në Rrilë të Lezhës prodhohet edhe art. Aleks Gjoka nuk shkon asgjë dëm gjatë punës së tij të përditshme. Me hekurin që i mbetet realizon skulptura të ndryshme. Zanatin e mësoi nga i atit, por e perfeksionoi në Greqi.
Punimet e përditshme i bëhen monotone e për të dalë prej saj dhe për të sfiduar veten vendosi të krijojë objekte të ndryshme. Dhuratën e parë e ka bërë për mbesën e për të mendoi diçka të veçantë, pasi do t’ia dhuronte mësuesit të saj të muzikës. Për të realizuar punime të tilla duhet se pari të kesh qetësi dhe përkushtim. Nuk mungojnë kërkesat dhe këta janë nga njerëz qe e njohin artin, ndërsa puna kërkon kohë dhe përkushtim thotë Aleks Gjoka.
Zanatin nuk ia ka trashëguar fëmijëve, pasi sipas tij është një punë tepër e vështirë. Objektivi i tij është punimi i një skulpture që të vendoset shesh.