Aleks, djali 6-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është shfaqur në publik pas letrës që i dërgoi presidentit Obama për të mirëpritur vogëlushin nga Siria, Omran Daqneesh, i cili u plagos gjatë luftimeve.

Ai u shfaq në “Global Citizen Festival” dhe u duartrokit nga mijëra pjesëmarrës në festival. Videoja që Aleksi i drejtohet me një letër Obamës u bë virale.

Ja se çfarë i shkruhej në letrën e 6-vjeçarit.

 I dashur Presidenti Obama E mbani mend djalin që u mor nga ambulanca në Siri? A mundesh ta marrësh dhe ta sjellësh në shtëpinë tonë…dhe ne do ta presim me lule, flamuj e tullumbace. Do t’i japim një familje dhe ai do të jetë vëllai ynë. Motra ime Catherine, do të grumbullojë flutura për të. Në shkollë kam një shok nga Siria që quhet Omar dhe do t’ja prezantoj atij.

Kështu mund të luajmë të gjithë sëbashku. Do ta ftojmë në festat e ditëlindjeve dhe do mësojmë gjuhët e njëri-tjetrit. Ashtu siç bëmë me një shok nga Japonia. Të lutem thuaji atij se vëllai i tij do të jetë Alex, që është një djalë shumë i sjellshëm. Nëse nuk ka lodra, do t’i japim tonat. Do të ndaj dhe biçikletën time me të, dhe do ta mësoj si t’i japë. Do t’i mësoj mbledhjen dhe zbritjen në matematikë. Ai do mund t’i mbajë erë edhe pinguinit të Katerinës, e cila nuk lë asnjë ta preki. Faleminderit shumë. Me zorr pres që të vish! Alex .

 

Artikulli paraprakPARATË E GRABITURA NË BLLOK, BANKA NUK PROVON DOT SE PARATË E SEKUESTRUARA JANË TË SAJ
Artikulli tjetërTESTOHET TELESKOPI RADIOFONIK MË I MADH NË BOTË