Në një lidhje direkte me studion e emisionit Star Sport në Star Plus ishte portiere I Egnatias Alen Sherri I cili tregoi më tepër rreth ecurisë së Egnatias dhe lojës së tij me këtë ekip. Sherri tha se deri në këto moment është një ecuri pozitive dhe si rival kryesorë u shpreh se shikon Tiranën dhe Partizanin. I pyetur se si ndihet që Vllaznia në ndeshjen kundër Egnatias pësoi 3 gola brenda pjesës së parë Sherri tha se loja e Vllaznisë ishte për të dëshiruar por si një ish lojtar tha se nuk ndihet mirë për këtë gjë. I pyetur nëse është Federata rivali kryesorë I Egnatias Sherri u shpreh se skema është e ngatërrueshme por nuk e dinin që do mund të ishin në vendin e parë. Kam patur 2 kerkesa për të luajtur jashtë por do të rri edhe një vit tek Egnatia dhe ky vit mund të jetë I fundit me Egnatian u shpreh Sherri në Star Sport. Mendoj se Vllaznia do të jetë në Final Four me ndryshimet që do të bëhën në Janar.

Artikulli paraprakFLET BABAI I NAIM MURSELIT: PO TA DIJA UNË, SOT DJALI IM NUK DO TË ISHTE GJALLË!
Artikulli tjetërAPOLLON HAXHI: NDRYSHIMI DUHET TË FILLOJË TEK DREJTUESIT