Aleppo, infermierja vret veten t’i shpëtojë përdhunimit, lë një letër
Një infermiere në Aleppo ka lënë një letër para se të vetëvritej për t’i shpëtuar përdhunimit nga ushtarët. Në letrën e cila i drejtohet udhëheqësve fetarë dhe opozitës siriane gruaja e paidentifikuar tha se kushtet në qytet ishin shumë të këqija. Më pas nëpër rreshta ajo shkruante se do t’i merrte jetën vetes para se ushtarët “kafshë” të regjimit të Asadit ta përdhunonin. Sipas disa raporteve jo zyrtare së paku 20 gra janë vetëvrarë vetëm gjatë një mëngjesi që të shmangin sulmet seksuale të ushtarëve. Kjo është një tjetër histori e tmerrshme nga lufta e egër që gratë, fëmijët dhe të gjithë njerëzit në Aleppo po përjetojnë.