40% E POPULLSISË ËSHTË E PREKUR NGA KËTO PROBLEME.Alergjia po kthehet në një problem mjaft shqetësues për shqiptarët, ku çdo vit numri i tyre po rritet frikshëm. më problematike kjo situatë vërehet te fëmijët dhe të moshuarit.
Ndërkohë, në vendin tonë, raportohet se rreth 40 për qind e popullsisë është e prekur nga sëmundjet alergjike. Përpos kësaj, 1 në 3 fëmijë gjatë viteve të fundit po shfaq probleme me alergjinë. Ndër faktorët kryesorë, të cilët ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve alergjike, mjekja rendit nivelin e lartë të lagështirës në ajër apo edhe mënyrën e të ushqyerit, që në fazat e para të zhvillimit të fëmijës. Një element po kaq me rëndësi është edhe trashëgimia. Kjo do të thotë se personat që kanë një njeri në familje të prekur nga alergjia, kanë më tepër rrezik për t’u bërë alergjikë. karakteristikë për këtë sezon janë edhe virozat, të cilat, sipas alergologes, mund të çojnë drejt alergjisë nëse nuk trajtohen me kohë. Kjo periudhë është një ndër më problematiket për alergjikët, sepse shfaqin komplikacione dhe për këtë arsye drejtohen më së shumti te mjeku. Alergjia është një reagim jonormal i sistemit imunitar ndaj kontaktit me substanca, të cilat organizmi ynë i sheh si të huaja. Periudha më problematike për alergjikët është gjatë muajve mars dhe dhjetor, ku ndryshimet e temperaturave janë edhe më të theksuara. Simptomat e saj mund të jenë sy të skuqur, lotim i tyre. Mirëpo shoqërohet edhe me teshtitje, hundë, puçrra në formë njollash, lodhje, plogështi.