Ardhja e pranverës përkon dhe me shfaqjen e alergjive nga polenat e luleve tek shumë persona. Kjo ka bërë që të rritet edhe numri i qytetarëve të cilët paraqiten tek mjeku specialist. Egir Lezha mjek alergolog në Shkodër shprehet se alergjitë e stinës prekin të gjitha moshat.
Alergologu Lezha thekson se me rëndësi është paraqitja në kohë tek mjeku specialist për të marrë mjekimin e duhur në mënyrë që alergjia të kapet në fazë të hershme.
10 deri në 15 persona çdo ditë paraqiten pranë mjekëve alergolog për të marrë shërbim mjekësor në Poliklinikën e qytetit të Shkodrës.