Muajt e pranverës njihen për alergjitë e ndryshme në popullatë, të cilat shpërndahen në mosha të ndryshme, duke krijuar parehati dhe probleme.
Poleni është shkaktarin kryesor, I cili gjendet në ambjent, duke shkaktuar probleme të ndryshme alergjike.
Sipas alergologut Egir Lezha, kryesisht përgjatë kësaj stine ka numër në rritje të alergjive, tipike për kohën në të cilën ndodhemi aktualisht.
Simptomat e alergjive të pranverës janë teshtima, skuqje e lëkurës, kruarje e më gjerë. Përderisa, sipas alergologut Lezhaduhet treguar kujdes.
Kryesisht, moshat më të prekura janë fëmijët dhe shtresa e mesme dhe në raste më të rralla mosha e tretë. Për fat të mirë, foshnjat nën një vjeç nuk janë të ekspozuara ndaj këtyre alergjive.
Përgjatë në dite nga 10 deri në 15 persona kërkojnë ndihmë më të specializuar pranë poliklinikës në Shkodër, numër ky normal me periudhën e vitit në të cilën ndodhemi.