Nga përmbytjet te linjat e tensionit Dalipi: Objektet që nuk legalizohen
Jo çdo ndërtim pa leje do të legalizohet. Zëvendësministri i Zhvillimit Urban Alfred Dalipi, thotë se një pjesë e objekteve informale të ngritura në zona të rrezikuara nga përmbytjet, pranë kolektorëve, pranë rrugëve nacionale, apo që bien ndesh me planet urbanistike, nuk do të përfshihen në procesin e legalizimit. Dalipi sqaron ecurinë e sistemit të lejeve online të ndërtimit, përmes të cili janë bërë deri tani 300 aplikime. Ai sqaron dhe rastet kur qytetarët mund të kryejnë punime pa pasur nevojë për leje nga njësitë vendore.