fundit të kryesisë së partisë u shqyrtua se sa ky veprim do të ndihmonte zhbllokimin e situatës, përfshirë këtu edhe punën e Kuvendit.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se vendimi do të merret pas konsultimeve me partitë e shumicës parlamentare dhe ekspertët e fushës. “Ne nga të gjitha aspektet e kemi analizuar tërheqjen e pjesëtarëve të ekzekutivit të Bashkimit Demokratik për Integrim të shohim se sa mund të kontribuojë në zhbllokimin e situatës sepse ka zëra që kjo mund të jetë një kontribut. Ne do të konsultohemi me të gjitha partitë dhe ekspertët se çfarë mund të prodhojë ky veprim “– deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. Edhe nëse BDI-ja merr vendim për tërheqjen e ministrave, Kuvendi nuk është konstatuar për të bërë verifikimin e dorëheqjeve të tyre. Javë më parë, nga BDI-ja deklaruan se tërheqja e ministrave të tyre nga Qeveria do ta dërgonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Megjithatë Ahmeti tani deklaron se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhja më e mirë dhe se më të rëndësishme janë zgjedhjet lokale. ” Nuk është zgjidhja më e mirë shkuarja në zgjedhje të parakohshme. Kemi probleme shumë më të rëndësishme. Zgjedhjet e parakohshme nuk do të thotë se ofrojnë një zgjidhje më të mirë dhe ne jemi në kërkim të zgjidhjeve më të mira tani që të dalim nga kjo situatë. Shumë më me rëndësi është të mendohet se sit ë tejkalohet ngërçi për t’u organizuar zgjedhjet lokale” – shtoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. Për disa javë skadon afati për kryetarët dhe këshillat e komunave dhe i kompetencave të tyre. Vazhdimi i mbledhjes së kryesisë së BDI-së do të bëhet pas një jave.