Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ali Laçej” në Shkodër janë bërë pjesë e dhurimit të një sasie të konsiderueshme të pakove ushqimore dhe jo vetëm për azilin e pleqve në Shkodër.

Me rastin e festave të fundvitit, këta nxënës kanë menduar të dhurojnë buzëqeshje për të moshuarit që janë të akomoduar në këtë azil. Sipas drejtores së shkollës “Ali Laçej”, Brisela Kadija, kjo nismë humane ka qenë ide e vetë nxënësve të shkollës, të cilët janë bashkëngjitur gjithashtu edhe me projektin “Duar që dhurojnë” për pëmbytjet në jug të vendit. Megjithatë, dhuratat për azilin e pleqve janë një ide krejt më vete.

 Përgjegjsja e sektorit social pranë azilit të të moshuarve, Mirsada Abdurrahmani, shpreh falendërimet në emër të këtij institucioni për nxënësit e shkollës “Ali Laçej”, të cilët u bënë pjesë e kësaj nisme humane.

Azili i të moshuarve është një ndër institucionet që ka më shumë nevojë për mbështetje në Shkodër. Herë pas here institucione të ndryshme dhe padyshim edhe nxënës janë bër pjesë e nismave vullnetare.

Artikulli paraprakFLAMUR NOKA PËRJASHTOHET NGA PARLAMENTI, NDËRPRITET SEANCA PLENARE
Artikulli tjetërSKEMA E RE E NDIHMËS EKONOMIKE