Kur jemi tre muaj pas përmbytjeve të ndodhura në njësinë administrative Bërdicë si shkak i rritjes së prurjeve të lumit Drin nga shkarkimet në hidrocentrale, banorët e zonës nuk kanë marrë ende asnjë mbështetje nga shteti. Bilal Alia, përgjegjës në njësinë administrative Bërdicë tregon se aktualisht nuk janë marrë masa për dëmshëprblimin e banorëve për banesat e përmbytura po ashtu edhe për kulturat bujqësore të cilat janë dëmtuar nga prezenca e ujit.

Ai ka një thirrje drejtuar institucioneve përgjegjëse, pasi banorët në këtë zonë e kanë të vështirë të rimëkëmben pas dëmeve të shkaktuara në çdo përmbytje.

Pavarësisht se prej 3 muajsh, situata e krijuar nga përmbytjet ka qenë më e qetë në këtë zonë, dëmet e shkaktuara kanë krijuar probleme tek banorët të cilët në pamundësi të punimit të tokave, tashmë I kanë lënë djerrë.

 

Artikulli paraprakATMOSFERË E ZBEHTË PËR “SHËN VALENTIN”
Artikulli tjetërOPERACIONI “FIJET”, ÇMONTOHEN 20 KAMERA TË TJERA TË GRUPEVE KRIMINALE