Enkelejd Alibeaj thotë se Sali Berisha bëri gjithçka që PD të mos futej në zgjedhje, duke hedhur akuza se ka bashkëpunuar me ato që i quan vegla të qeverisë, duke përmendur edhe KQZ. Alibeaj tha se Berisha refuzoi çdo bashkëpunim dhe i çoi demokratët tek socialisti Ilir Meta.

“Ai refuzoi çdo bashkëpunim me Partinë Demokratike në këto zgjedhje duke i çuar demokratët te socialisti Ilir Meta, duke pasur vetëm një qëllim: të dëmtojë sa më shumë shanset e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. Bashkë me veglat e qeverisë, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lloj-lloj pengesash dhe stërkëmbshash i nxorën demokratëve për të konkurruar në zgjedhje.

Ja pra, ky është Sali Berisha, që përçau Partinë Demokratike dhe e përçau në momentin kur ai nuk e kishte një instrument kundër perëndimit, me qëllimin për t’ju kundërvënë politikës amerikane në Shqipëri. Partia Demokratike ka lindur si partia e parë pro-perëndimore në Shqipëri dhe e ka për detyrë të jetë aleate e pakorruptuar e perëndimit në Shqipëri. Të jesh aleat me perëndimin nuk mjaftojnë vetëm deklarata si ato të Sali Berishës, Ilir Metës apo Edi Ramës. Të jesh me Perëndimin duhet të luftosh për standardet e perëndimit në shoqërinë shqiptare dhe jo të flasësh si perëndimor dhe të sillesh si diktator i korruptuar”, tha Alibeaj.

Artikulli paraprakKANDIDATI I KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË’’ BARDH SPAHIA TAKIM ME BANORËT E ZONËS SË FERMENTIMIT
Artikulli tjetërZGJEDHJET LOKALE, META PËR KOALICIONIN “BASHKË FITOJMË”: INTEGRITETI DHE PASTËRTIA E KANDIDATËVE TANË I SHTON ANKTH DHE MARRËZI PALËS TJETËR