Enkelejd Alibeaj ishte sot në Korçë, ku prezantoi mjekun Gjergji Gjata si “kandidat i PD për Bashkinë e Korçës”.
Ai u pyet nga gazetarët si do veprojë nëse vulën e merr Berisha. Do të vazhdojë vetëm apo bashkë me Berishën?
“Ftoj këdo që do t’i bëjë presion gjykatës me mitingje. Kur gjykata flet, ne heshtim. Këtë qëndrim e mban një parti e së djathtës. Institucionet e pavarura me gjithë defektet, duhet të injektojmë publikun se kur ato flasim, në heshtim”, tha ai.