Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se Reformën Zgjedhore po bllokon mazhoranca.

‘Komisioni është thirrur para zgjedhjeve lokale. PD ka paraqitur setin e plotë të të gjitha ndryshimeve, ndalimet që do të duhet të zgjateshin. Unë besoj se ka vetëm një arsye që e bllokon, është mazhoranca ajo që e bllokon. Nuk ka dhënë një zgjidhje për listat e hapura. Kjo është ajo se çfarë ka qenë qëndrimi ynë.

Është reforma e shqiptarëve. Nuk është reforma e partive politike. Vota e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, votimi dhe numërimi elektronik janë çështjet që garantojnë atë që është pasuria e shqiptarëve vota. PD ekspertët e PD-së janë të gatshëm të draftojnë një kod të ri zgjedhor, që përfshin votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, listat e hapura. Po qe për numra mazhoranca ka treguar se nuk i do as zgjedhjet e lira.’- tha Alibeaj.

Artikulli paraprakBERISHA ZAPTON FOLTOREN NË KUVEND, FUTET LIVE NË FACEBOOK: PUSHO TI ÇUÇI SE DO TË NXJERR JASHTË FARE
Artikulli tjetërOPOZITA BLLOKOI PARLAMENTIN, FELAJ: SHTYHET PËR DITË TJETËR SEANCA PLENARE! HOQËN KARTAT NGA ULËSET E DEPUTETËVE