Nga Shkodra Partia Demokratike ka nisur konsultimin publik me anëtarët e PD në bazë lidhur me reformën e re territoriale. Kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj i shoqërua nga deputetët e PD Dhurata Çupi, Andia Ulliri dhe Roland Bejko zhvilloi takimin e parë konsultativ për reformën territoriale.
Kjo reformë tha Alibeaj nuk duhet të shërbejë vetëm për të prodhuar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme por duhet të mendohet që të jetë funksionale për qytetarët. Reforma territoriale e 2014-ës nuk ka funksionuar u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD duke kërkuar që tashmë të ketë më shumë bashki por edhe një ndarje të drejtë të bashkive duke shtuar numrin e tyre.
“Dy rruge jane ose per ta korigjuar ose te mbese kjo qe eshte. Nuk duhet te biem ne kurthin qe ne baze te reformes territoriale si do jete rezultati i zgjedhjeve, nuk do biem ne ate kurth. U be ne 2014 dhe u pa qe ne vitin e trete a te katert se nuk eshte funksionale. Duhet reforme e pushtetit lokal qe eshte me tej se nje reforme territoriale, kjo eshte sfida qe kemi ne. Jane prodhuar kaq shume dokumente qe tregojne problemet e reformes. Ne duhet te marrim se cilat jane problemet e sotshme te pushtetit lokal.”
Alibeaj akuzoi kryeministrin se për shkak të reformave të dështuara deri me tani ai kontrollon gjithçka që nga ekzekutivi dhe deri tek sistemi i drejtësisë duke përfshirë edhe pushtetin lokal dhe çdo gjë tjetër.