Partia Demokratike do të dalë e ndare në zgjedhjet vendore të 14-majit edhe në Bashkinë e Mirditës. Pavarësisht negociatave për rreth 4 muaj nuk u arrit një marrëveshje dhe Partia Demokratike zyrtare do të dalë me kandidatin e saj në këtë njesi vendore. Diçka e tillë u bë e ditur nga kreu i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj gjatë takimit me strukturat e kësaj force politike në Mirditë. Sipas Alibeajt jane bërë të gjitha përpjekjet për bashkimin e demokrateve në mbarë vendin pa kushte, por kjo force politike asnjehere nuk mund të orientohet drejt një partie të majtë siç është Partia e Lirise.
Kreu i demokrateve në Mirditë Mark Ruçi u tha se kjo force politike do të përfaqësohet denjesisht në zgjedhjet vendore të 14-majit, pasi është e pafalshme që kjo force politike të mos ekzistojë.
Partia Demokratike zyrtare pritet të kandidojë Mark Ruçin, për zgjedhjet vendore të 14-majit në Bashkinë Mirditë. Ai ka drejtuar për dy mandate Bashkinë e Mirditës, duke patur një eksperience të gjatë në pushtetin vendor dhe politiken lokale.