Partia Demokratike akuza të forta ndaj kryeministrit Rama.

Kreu i Departamentit të Rendit e Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, gjatë një deklarate për mediat ka akuzuar kryeministrin Rama se “ka thirrur banditë nën armë”, duke iu referuar ngjarjes kriminale të ndodhur në Ersekë përpara dy netësh. “Njeriu, të cilit Edi Rama i ka besuar Partinë Socialiste të Ersekës, Orest Malushi, jo vetëm është me precedentë penale për plagosje të rëndë me armë, por bredh edhe me pistoletë në brez dhe godet e kërcënon demokratët. Ky drejtues socialist i Edi Ramës, në shoqërinë e kreut të PS-së së Leskovikut, Sergei Peshtani, dhe drejtorit të Ujësjellësit, Robert Hamzaj, ka qëlluar me armë drejt anëtarit të Partisë Demokratike, Zylyftar Byreku, në një lokal në Shelegur”, deklaroi Alibeaj. Ai u ka bërë presion edhe shefave të policisë, që – sipas tij – kanë fshehur ngjarjen e rëndë duke u kujdesur për drejtuesin e Ramës në Leskovik, duke prishur prova.”Edi Rama po sfidon çdo ditë qytetarët e vendit dhe të ardhmen europiane, duke refuzuar pastrimin e politikës nga krimi, e duke zgjedhur të ndajë pushtetin me banditë, trafikantë e vrasës”, e mbyll fjalën e tij Alibeaj.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakTIRANË, GJENDET I VDEKUR NË BANESËN E TIJ NJË 50-VJEÇAR
Artikulli tjetërFUTBOLLISTI I VLLAZNISË JASHTË RREZIKUT