Pas 7 orësh mbledhje, Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje për bashkimin e demokratëve për zgjedhjet e 14 majit.

“Jemi në një situatë parazgjedhore. Kolegji i kryetarëve është institucion statutor dhe në fushata zgjedhore marrin një forcë konsultuese deri në kufijtë e vendimmarrjes.

Unë kam propozuar që gjeti mirëkuptim te kryesia dhe grupi parlamentar është që vendimi i Apelit nuk përbën kurrsesi një moment triumfi apo fitimi, nuk poërbën një moment revanshi. Është moment i ngarkimit me përgjegjësi historike që besoj është momet i mirë për të rimarrë energji të reja për rritjen dhe fitoren. Jam i vetëdijshëm dhe jam i kënaqur që gjeta po të njëjtën konsideratë dhe nga kryesia e grupi parlamentar që bashkë me demokratët pa dallim, me zgjedhësit tanë e shqiptarët dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë të ruajmë e të cojmë më tej orientimin euroaltantik të PD, një nga elementët kryesorë të ekzistencës. Fokusi kryesor nga sot e tutje janë zgjedhjet e 14 majit, PD e ka detyrim që të jetë e fokusuar te 14 majit. 3 janë cështjet kryesore që ju propozova:

1.Lidhur me aleancat, PD merr përsipër ndërtimin e një aelance sa më të gjerë të të gjitha partive të qendrës së djathtë me qëllim maksimizimin e votave ku secili subjekt zhvillon identitetin e tij.

2.Lidhur me këshillat bashkiak, në bazë edhe të vendimit të kryesisë, duhet të fillojë nga puna duke ftuar demokratët e intelektualët që kanë qëndruar në momente të vështira të PD që të bëhen pjesë e listave të këshilltarëve të PD në bashkitë respektike. Do të jetë vendimmarrje e kryesisë së partisë lidhur me përbërjen e listave dhe modalitetet e tjera.

3.Për kandidatët për kryetarë bashkie, në funksion të bashkimit, votimet me primare nga grupi i rithemelimit dhe kandidatë të tjerë i kanë propozuar PD dhe kemi gjetur mbështetjen për hapjen pa asnjë kufizim ndaj gjithë prurjeve, kandidatëve tanë dikur të propozuar, kandidatëve nga Rithemelimi e kandidaturave të tjera me një synim të vetëm me daljen me një kandidat të vetëm”, tha Alibeaj.

Artikulli paraprakMBYLLET SFIDA TEUTA-VLLAZNIA, SHKODRANËT MARRIN VETËM 1 PIKË
Artikulli tjetërPAS PROBLEMEVE, RIKTHEHET QASJA E PLOTË NË POSTIMET E TWITTER-IT