Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin e bërë në gjykatë që do të përcaktonte nëse kuvendi i Korrikut 2021 (i thirrur nga ish kryetari Lulzim Basha) do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës.

“Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqsore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj cështje”, tha perfaqesuesi ligjor i PD, Indrit Sefa.

Indrit Sefa argumenton se “për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 vijimi i gjykimit të kësaj cështje thjesht pengon gjykimin e cëshjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike”.

Kështu, perfaqesuesi ligjor i PD, me kerkesen per pushimin e gjykimit per statutin e PD, kërkon që të gjykohet çështja e vulës se PD, perpara zgjedhjeve te 14 majit.

Sipas Sefes, gjykimi i ankimimit te tyre lidhur me vendimin e dhene nga gjyqtari Agron Zhukri, “eshte ne thelb dhe problematika kryesore qe pret zgjidhje”.

Kujtojme qe më 18 dhjetor 2021, Berisha mblodhi Kuvendin e PD dhe aty u miratua një statut i ri, i cili i hapi rrugë Komisionit të Rithemelimit. Statuti i dale nga Kuvendi i 18 dhjetorit u dergua në Gjykatën e Tiranës dhe kjo e fundit e aprovoi. Por Enkelejd Alibeaj e dërgoi në Apel, duke kundërshtuar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, pasi e cilëson atë si të paligjshëm.

Artikulli paraprakRESHJET/ BLLOKOHET SËRISH RRUGA E PREKALIT
Artikulli tjetër555 VJETORI I VDEKJES SË GJERGJ KASTRIOTIT- SKENDEBEU, PRESIDENTI BEGAJ HOMAZHE NË LEZHË