Sukses historik. Kështu e ka cilësuar Enkelejd Alibeaj fitoren e Dritan Abazoviç, i cili u zgjodh si kryeministër i Malit të Zi. Me anë të një reagimi, Alibeaj i uron suksese duke i thënë se ka mbështetjen e plotë të PD në detyrën e tij dhe të qeverisë që do të drejtojë.

“Zgjedhja e Dritan Abazovic si Kryeministër i ri i Malit të Zi, është një sukses historik për shqiptarët në Mal të Zi dhe për krejt shqiptarët në Ballkan. Tashmë qeveria e Malit të Zi do të drejtohet nga një kryeministër shqiptar, me synimin për të dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në paqen e stabilitetin e rajonit, dhe akoma me më rëndësi, në orientimin e palëkundur euroatlantik të Ballkanit.

Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i uroj suksese Dritanit për detyrën e re si kryeministër i Malit të Zi duke e siguruar në të njëjtën kohë për mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike në detyrën e tij dhe të qeverisë që do të drejtojë drejt bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe ecurisë së mëtejshme të Malit të Zi drejt proceseve integruese europiane dhe euroatlantike”, shkruan Alibeaj.

Artikulli paraprakALTERNIME KTHJELLIMESH DHE VRANËSIRA, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërBRAÇE: GRURI ËSHTË NË PIKËN KRITIKE! FERMERËVE I DUHET NAFTA PËR VADITJE ME POMPA, KANË EDHE ANKTHIN E TMERRSHËM TË ÇMIMIT