Alitalia, greve 24 orëshe – Anulohen tre fluturime Itali-Shqipëri

Stafi i kompanisë ajrore Alitalia ka nisur një greve 24 orëshe në shenjë proteste ndaj shkurtimit të 2 mijë vendeve të punës dhe shkurtimit të pagave gjithashtu. Si pasojë, 60 përqind e fluturimeve janë anuluar, pjesë e të cilave edhe ato me vendin tonë. Në faqen online të Tirana International Airport, rezulton të jenë anulaur tre fluturime, dy Romë -Tiranë dhe një Bari-Tiranë të Alitalias. Kompania ajrore Alitalia është përfshirë nga një greve 24 orëshe. Ka qenë strafi i kompanisë që ka bojkotuar punën në shenjë proteste ndaj shkurtimit të 2 mijë vendeve të punës dhe shkurtimit të pagave gjithashtu. Si pasojë, 60 përqind e fluturimeve janë anuluar, pjesë e të cilave edhe ato me vendin tonë. Në faqen online të Tirana international Airport, rezulton të jenë anulaur tre fluturime, dy Romë-Tiranë dhe një Bari -Tiranë të Alitalias. Kompania ndërkohë ka specifikuar se rreth 92 për qind e pasagjerëve të prekur nga kjo situatë janë sistemuar me fluturime alternative, gjysma e tyre madje janë rregulluar me fluturime brenda ditës, kurse gjysma tjetër në ditët e arshme. Jashtë terminalit në aeroportin Fiumicino të Romës rreth dyqind punëtorë, me flamuj dhe parulla në duar, u mblodhën për të demonstruar kundër shkurtimeve. Por drejtori ekzekutiv i Alitalia Cramer Ball tha se shkurtimet edhe pse të dhimbshme janë të nevojshme. Me qëllim shmangien e kaosit dhe dëmit, kompania u bën thirrje të gjithë udhëtarëve të verifikojnë statusin e udhëtimit teksa njofton se gjithsesi do merren masa per të shtuar personelin në aeroportin Fiumicino të Romës dhe atë të Milanos. Nga 2037 të licensuar, sipas sindikatës, 1338 janë me kontratë pa afat, 558 me kohë të përcaktuar dhe 141 punojnë jashtë italisë. Në Milano, kaosi ka qenë më i madh, pasi përpos anulimeve te fluturimeve, një greve katër orëshe e sindikatave të transportit ka cuar edhe në mbylljen e katër linjave të metrove.

Artikulli paraprakISUV: ANALIZAT E MOSTRAVE TË MISHIT NGA BRAZILI BRENDA STANDARDEVE
Artikulli tjetërTVSH-JA PËR TURIZMIN DO JETË 6% QEVERIA ÇON PR/LIGJIN NË KUVEND