Anëtari i kryesisë së partisë Demokratike Tomorr Alizoti deklaroi se zgjedhja e Arben Krajës në krye të SPAK është e papranueshme për të gjithë shoqërinë shqiptare. Sipas tij kjo zgjedhje është e turpshme kur mendon se sot pas 30 vitesh të hetojë pastrimin e politikës një ish hetues i atij regjimi

Alizoti komentoi edhe takimin mes Ramës dhe Bashës për zbatimin e reformës zgjedhore dukë thënë se nuk ai ka dijeni që të ketë një marrëveshje të re mes tyre.

Ndërkohë anëtari i kryesisë së partisë demokratike tha se kryebashkiakët e rilindjes po japin prova sesi kjo qeveri është rënditur në radhët e krimit .

Këto deklarata anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Tomorr Alizoti I bëri nga Malësia e Madhe në aktivitetin për 75 vjetorin e Kryengritjes së Parë Anti-Komuniste

Artikulli paraprakM.MADHE, PËRKUJTOHET KRYENGRITJA ANTI-KOMUNISTE
Artikulli tjetërLEZHË, GODITI POLICIN, ARRESTOHET 45-VJEÇARI