Alkooli vret 43-vjeçarin në Vlorë

Konsumimi i një sasi të tepërt alkooli duket se i ka shkaktuar vdekjen një 43-vjeçari në Vlorë. Pasi ka konsumuar alkool një ditë më parë, 43- vjeçari N.L. është kthyer në banesën e tij në fshatin Lezhan. Aty, ai ka ndërruar jetë. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se: nga veprimet e kryera rezulton se vdekja e tij është shkaktuar nga përdorimi i tepërt i pijeve alkoolike. Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim

Artikulli paraprakVRASJA E LAMAJT, HOLANDA VENDOS EKSTRADIMIN E FRROKUT NË TIRANË
Artikulli tjetërGRUAJA HIDHET NGA PALLATI DHE HUMB JETËN