Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Ermonela Felaj e cilësoi të papranueshme videon e publikuar në media, që PD-ja pretendon se kryebashkiaku i Bulqizës është duke marrë kokainë. Deputetja e PS-së u shpreh se nëse është e vërtetë, ai duhet të largohet nga posti.

“Unë nuk dua të paragjykoj, më vjen mirë që ka reagim shoqëruar, isha e bindur që do të kishte dhe kjo do të thotë se sjellje të tilla janë të papranueshme kushdo që ti kryejë. Reagimi shoqëruar të rrënon dhe veprimi është më i shpejtë nga ai që sjell ligji, që është abstrakt dhe të përcaktojë cdo lloj situatë.

Nëse dikush thyen rregullat e punës nuk meriton që ta ushtrojë më këtë funksion. Ka lidhje me gjestin dhe të qenit përdorues, nuk përshtatet me detyrën e funksionarit publik. Rasti konkret është duke u hetuar SPAK” deklaroi Felaj.

Artikulli paraprakSPAK I KËRKON LEFTER ALLËS TË BËJË TESTIN E DROGËS: DORËZO KAMPION GJAKU DHE URINE NË LABORATOR
Artikulli tjetërPRESIDENTI I KËSHILLIT TË EUROPËS SOT NË TIRANË, RAMA: DO TË FLASIM PËR KONFERENCËN E DONATORËVE