Teksa ai dhe grupi që përfaqëson është përjashtuar nga gara për mungesë shkresash, gjë që sipas tij është me tendencë për një ankand të paracaktuar për fituesin, Almiro Gurakuqi ka reaguar sërish përmes një postimi në “Facebook”.

Ai shkruan se ditën e djeshme është vënë në dijeni të kthimit të përgjigjes nga Komisioni i Prokurimit Publik ku është vendosur se ankesa e paraqitur nga bashkimi i kandidatëve blerës do të kalojë për shqyrtim.

Gurakuqi gjithashtu u shpreh se Vllaznia është aseti më i rëndësishëm publik i Bashkisë Shkodër dhe se është e pafalshme mënyra se si autoriteti shitës dhe titullarja e këtij institucioni është sjellur me një çështje të tillë që është jashtëzakonisht sensibël në një qytet si Shkodra dhe tifozeria e saj.

POSTIMI I PLOTË

Diten e djeshme jam vene ne dijeni te kthimit te pergjigjes nga Komisioni i Prokurimit Publik ne te cilen vendoset
– Te kaloje per shqyrtim ankesen e paraqitur nga bashkimi i kandidateve bleres.

KPP tashme eshte autoriteti ligjor qe vlereson se sa dhe se si jane zbatuar ligjet, cila ka qene qasja e autoritetit shites ne kete procedure dhe cili ka qene qendrimi i tij.

Vllaznia eshte nje aset publik, me i rendesishmi i Bashkise Shkoder e cila permban histori dhe emocione te jashtezakonshme per cdo shkodran dhe eshte e pafalshme menyra se si autoriteti shites dhe titullarja e ketij institucioni eshte sjellur me nje ceshtje te tille qe eshte jashtezakonisht sensibel ne nje qytet si Shkodra dhe tifozeria e saj.

Keto drejtues institucionesh pervecse kane pergjegjesine ligjore ta administrojne si duhet dhe pa anesi kete proces, kane dhe detyren morale perpara te gjithe qytetareve shkodrane qe procese te tilla te zhvillohen ne baze te nje mirekuptimi te gjere ku ne thelb qendron projekti i ndertimit te nje ekipi fitues dhe duke i qendruar konform ligjit, duke u treguar te paanshem ne zbatimin e procedures ne perfundim te se ciles autoriteti shites do grumbullonte me shume te ardhura.

Artikulli paraprakPJERIN NDREU I PËRGJIGJET ADEMIT: INJORANCË JURIDIKE, KE LEXUAR DEMOKRACINË SË PRAPTHI
Artikulli tjetër“MBËSHTESIM INTEGRIMIN E SHQIPËRISË”, KRYEMINISTRI BULLGAR: NA TAKON NEVE TË GJEJMË RRUGËN E DIALOGUT ME RMV, JO NDËRHYRJE NGA JASHTË!