Shapi Kamberi, deputeti i Alternativës Demokratike Lugina e bashkuar në parlamentin serb ka reaguar për luftën tanimë të nisur midis Rusisë dhe Ukrainës duke përfshirë këtu dhe Serbinë.

Ai nuk ka ngurruar të ironizojë fjalët e presidentit rus Vladimir Putin.

“Alo alo Perëndimi… ‘Vuçiqi pro-Evropian’
A nuk është kjo përgjigja juaj disavjeçare kur ju thonim se Serbia nuk po ushtron politika me vlera evropiane në çështjet e demokracisë, drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës etj??? Përndryshe, a do të hapet së shpejti për Serbinë ndonjë kapitull i ri për anëtarësim në Bashkimin Evropian?” – shkroi Kamberi.

Artikulli paraprakLIVE/ PRESIDENTI META NË KONFERENCË PËR MEDIAT PËR UKRAINËN: DËNOJ SULMIN USHTARAK RUS
Artikulli tjetërPËRGJIGJE E DREJTPËRDREJTË NDAJ RUSISË, SHBA DËBON DIPLOMATIN RUS