“Alo, mami dhe babi po zihen,”, këto ishin fjalët nga zëri i frikësuar i një fëmije në mars të 2020, që paralajmëronin një ngjarje të rëndë që nuk vonoi të vinte. Këto ishin fjalët e njërit prej djemve të Flamur R., 44-vjeçarit që qëlloi me plumb në kokë 2 fëmijët e tij, plagosi rëndë gruan e dhe vrau veten në Gjermani.
Sipas mediave vendase, djemtë e familjes që përgjakën ditët e festave në Gjermani i kishin telefonuar policinë në mars të vitit 2020, pasi mes prindërve kishte pasur një sherr të dhunshëm.
Ngjarja tronditëse u regjistrua një ditë pas Krishtlindjeve, ndërsa mësohet së nëna e dy fëmijëve që humbën jetën është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spital.
Duke folur për mediat lokale, fqinjët treguar se fëmijët ishin shumë të lumtur.
“I pashë një ditë më parë. Fëmijët ishin gjithmonë të lumtur. Dhe tani humbin jetën për Krishtlindje,” tha një grua.
Gazeta BILD shkruan që së fundmi se familja shqiptare kishte pasur probleme edhe në të shkuarën. Flamuri kishte kërcënuar të afërmit që e kishin raportuar në polici.
Megjithatë pasi u morën në pyetje, familja nuk shfaqi probleme. Një burim tha se autoritetet nuk gjetën asnjë të dhënë për rrezik për mirëqenien e fëmijëve.