DVP Shkodër
Vijojnë kontrollet dhe operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet faza e tetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”.
Kjo fazë u zhvillua gjatë 2 ditëve, me angazhimin e 60 efektivëve të Policisë, të cilët përdorën 5 dronë për kontrollin e terreneve malore të Vaut të Dejës dhe të Pukës.
Gjenden dhe asgjësohen në total 2653 bimë narkotike canabis sativa.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Shërbimet e Komisariateve të Policisë Vau i Dejës dhe Pukë, në vijim të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, kanë vijuar kontrollet gjatë dy ditëve të fundit dhe falë përdorimit të dronëve, kanë finalizuar fazën e tetë të këtij megaoperacioni, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike.
-Në ditën e parë të kësaj faze, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatrat Shllak dhe Temal, Vau i Dejës, shërbimet e Policisë gjetën 2385 bimë të dyshuara narkotike canabis sativa.
-Në ditën e dytë të kësaj faze, në vendin e quajtur “Kodra e Jakajve”, Vau i Dejës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën të kultivuara 95 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.
Po në këtë ditë, në fshatin Kuzhnen i Madh, Pukë, u gjetën të kultivuara 173 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Pas kryerjes së veprimeve procedurale, bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 40 627 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, janë vënë në pranga 3 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e autorëve të rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.
Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.