“Alpet shqiptare, malet kanë vlerë”, kjo ishte ekspozita fotografike e hapur këtë të premte në Shkodër. Kuratori i saj, Petrit Imeraj, sjell një numër të madh fotografish, pjesa më e madhe e të cilave janë shkrepur nga objektivi i tij përgjatë 20 viteve të fundit.

 

Imeraj tha se nëse duhet të ketë një promovim të mirë të alpeve shqiptare, fillimi duhet të jetë nga Shkodra dhe biodiversiteti i saj. Vlera të tilla duhet të prezantohen në vendet e tjera, në zhvillimin sa më të mirë të turizmit malor.

 

Imeraj shprehet se vëmendja tek këto vlera duhet të kthehet jo vetëm nga banorët e zonës, por edhe nga institucionet shtetërore dhe shoqëria civile. Ai solli shembullin e hidrocentraleve të vegjël që kanë pushtuar pjesën më të madhe të territorit të veriut.

 

Dashamirësit e alpeve shqiptare të trekëndësht Shqipëri – Kosovë – Mali i Zi patën mundësinë që të shohin pamje spektakolare të shkrepura në vende të ndryshme si Thethi, Kelmendi, Valbona e më gjerë.

 

 

Artikulli paraprakVAU DEJËS, FESTOHET “TË NGJITURIT E ZOJËS NË QIELL”
Artikulli tjetërJAVA E SHËN RROKUT, TË MOSHUARIT KANË NOSTALGJI