Katër alpinistë shqiptarë të cilët po eksploronin Valbonën, kanë mbetur të bllokuar këtë pasdite, për shkak të terrenit të thepisur të zonës. Policia e Tropojës ka bërë me dije se falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë dhe ndërhyrjes nga ana e shërbimeve me helikopter, është bërë e mundur lokalizimi dhe nxjerrja e 4 shtetasve.

Aktualisht, 2 të dëmtuarit po transportohen me helikopter, drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, ndërsa 2 shtetasit e tjerë, që po u vinin në ndihmë të dëmtuarve, ndodhen të akomoduar dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Nga ana tjetër ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

“Ekuipazhi i helikopterit EC 135, i Forcës Ajrore bënë të mundur evakuimin e alpinistëve të lënduar në 2328 metra lartësi në majën e Zhaporres, në zonën e Valbonës. Në kohë rekord të dy alpinistët e bllokuar në një zonë të thepisur u dërguan për ndihmë në spitalin e Traumës. Mirënjohje pilotëve të Forcës Ajrore. Të angazhuar për një turizëm të sigurt në të gjithë Shqipërinë”, shkruan ai.

Artikulli paraprakU BLLOKUAN NË VALBONË, EVAKUOHEN ME HELIKOPTER KATËR ALPINISTËT SHQIPTARË
Artikulli tjetërRAMA IRONIZON PËR ÇELJEN E NEGOCIATAVE: NA KA ARDHUR NË MAJË TË HUNDËS