Një alpinist është aksidentuar në Malin e Tomorrit mesditën e sotme dhe ka thyer një këmbë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të Çesmës së Tarikos. Ai është ndihmuar për tu nxjerrë nga vendi ku rrëshkiti nga bashkëudhëtarët e tij në këtë aventurë.

Burime të Komisariatit të Policisë Skrapar, bëjnë me dije se, alpinistët ishin nisur në mëngjes nga Qafa e Dardhës në Librazhd drejt Malit të Tomorrit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, 4 alpinistët kishin kaluar Çesmën e Tarikos dhe po i drejtoheshin pikës më të lartë të Malit të Tomorrit, në momentin kur njëri prej tyre rrëshkiti.

Po kështu, konfirmohet se, alpinistët janë të gjithë shqiptarë, por identiteti i tyre nuk dihet ende, ashtu sikurse nuk dihet edhe qyteti prej nga ata jane.

Kanë qënë vetë alpinistët ata që nëpërmjet telefonit kanë kërkuar ndihmën e emergjencave civile.

Mësohet se nga Tirana është nisur drejt zonës ku ndodhen alpinistët një helilopter i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar drejt Spitalit të Tiranës alpinistin e dëmtuar për shkak se në zonën ku ata ndodhen nuk ka rrugë makine dhe zona është e mbuluar nga dëbora.

Artikulli paraprakPARAKALIMI I GABUAR SJELL PËRPLASJEN E TRE MAKINAVE, DY TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërVIDHTE MAKINA LUKSOZE NË ELBASAN DHE I ÇONTE NË DURRËS, ARRESTOHET PAS 30 MINUTA NDJEKJE