Alternime kthjellimesh dhe vranësirash karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë Shqipërinë. Më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit, sipas MeteoAlb.
Gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të behën më të dukshme, ku më të fokusuara do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta.
Temperaturat e ajrit mbeten relativisht të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1- 2 ballë.