
Universiteti i Shkodrës i ka akorduar titullin “Doktor Honoris Causa” akademikut Francesco Altimari në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të vyer në fushën e albanologjisë. Ky aktivitet u organizua nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Universitetin e Palermos dhe Fondacionin Universitar “Francesco Solano”.
Akademikut Francesco Altimari falenderoi universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për këtë titull të akorduar.
Francesco Altimari është studiues arbëresh në fushën e albanologjisë. Ai është anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë , anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe profesor ordinar i seksionit albanologjik të Universitetit të Kalabrisë.