Fundjavën e kaluar u organizua kampionati kombëtar i peshëngritjes ku ra në sy mungesa e Briken Caljas, sportistit që ka bërë krenar shqiptarët me medaljet e arta në Europian dhe Botëror. Kjo mungesë ishte arsyeja për të nxitur spekulimet mbi gjendjen e tij, pasi Calja prej kohësh vuan nga dëmtim që e ka penalizuar në disa gara. Për këtë arsye, me anë të një reagimi, ai ka dashur të sqarojë se ka qenë një çështje shëndetësore që e ka penalizuar. Megjithatë mungesa nuk është shqetësuese pasi Calja është i pari në listën e federatës ndërkombëtare të peshëngritjes dhe e ka të sigurtë pjesmarrjen në Europian.

Postimi i Briken Caljas:

SQARIM I NEVOJSHEM PER OPINIONIN PUBLIK
Me anë të këtij postimi doja ti jepja fund spekullimeve dhe të sqaroja opinionin publik në lidhje me mospjesmarrjen time në Kampionatin Kombëtar të zhvilluar disa ditë më parë dhe në lidhje me pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Armeni muajin e ardhshëm. Doja të theksoja që mospjesmarrja ime disa ditë më parë lidhet me një situatë shëndetësore jo favorizuese me te cilën u përballa nga e cila u shkaktua dhe kjo mungesë. Në lidhje me Kampionatin Evropian të prillit doja të theksoja se jam në një formë shumë të mirë, stërvitja po shkon shkëlqyeshëm dhe të gjitha vështirësitë shëndetësore janë superuar. Do të shkojmë si përherë me kokën lart për të zhvilluar një kampionat spektakolar nga ku kam pritshmëri të larta për medalje. Doja të falënderoja për mbështetjen familjen time, trajnerët e mi Geraldin dhe Vaninin dhe Klubin Shumësportësh Tirana.

Shihemi në garën e radhës. Brikeni.”

Artikulli paraprakCELIBASHI NUK E REGJISTROI NË ZGJEDHJE, KAS SHQYRTON NESËR KËRKESËN ANKIMORE TË ALIBEAJT
Artikulli tjetërZGJEDHJET LOKALE/ KRYETARI I PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI TAKIM ME AMBASADORËT