Komuniteti mysliman dhe ai Katolik ne Shkodër janë pajisur me certifikatat e legalizimeve te disa prej pronave te tyre ne Shkodër. Ka qene vete drejtori i përgjithshëm i Aluiznit, Artan Lame, qe është takuar me krerët e besimeve ne Shkodër ku i ka dorëzuar personalisht edhe lejet e legalizimeve.
Gjate diskutimit me krerët e komuniteteve fetare ne Shkodër qofte atë te komunitetit Mysliman dhe atë Katolik, Lame ka shprehur keqardhje për vonesat e krijuara prej vitesh.Gjate kësaj vizite, Lame, i shoqëruar edhe nga Drejtori i Aluiznit ne Shkodër është takuar me myftiun e Shkodrës Imam Muhamed Sytari dhe Arqipeshkvin e Dioqezës Shkodër Pult, Mons. Angelo Masafra duke ju dorëzuar dokumentet për te cilat komunitetet fetare kishin vite qe prisnin .