Drama “Amaneti” do të jetë shfaqja që do të sjellë në skenën e teatrit “Migjeni” aktorët si Bruno Shllaku, Drande Xhai dhe Agron Dizdari.
Kjo dramë vjen si një këmbanë homazhesh kushtuar jetës së martirizuar të Çamërisë duke sjellur në kujtesën tonë vuajtjet e tyre. I lënë brez pas brezi, amaneti për t’u kthyer edhe një herë në tokën që kanë lënë pas, zgjohet furishëm dhe rrëmben zemrën e njeriu, drama “Amaneti” trajton temën e Çamërisë, një plagë për këtë komunitet, që mbetet e hapur sot e kësaj dite.
Ndërsa aktorja Drande Xhai na tregon disa detaje rreth dramës “Amaneti”. Drama “Amaneti” mendohet se në një afat kohorë rreth një muaj ajo do të jetë gati për tu vendosur në skenë ku pas qytetit të Shkodrës ajo do të udhëtojë jo vetëm brënda Shqipërisë por edhe drejtë Kosovës.