Qytetarët amerikanë nuk do të mund të udhëtojnë pa vizë në vendet europiane duke nisur nga viti 2021. Bashkimi Europian njoftoi të premten se udhëtarët amerikanë do të kenë nevojë për një lloj të ri vize, – një miratim në Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit ose ETIAS –
për të vizituar Zonën Evropiane Shengen, raporton CNN. Për të aplikuar për ETIAS, qytetarët amerikane do të kenë nevojë për një pasaportë të vlefshme, një llogari të postës elektronike dhe një kartë krediti ose debiti, njoftoi BE. Të miturit, do t’i nevojiten vetëm pasaportat e tyre normale për të udhëtuar pas hyrjes në fuqi të vizave.
Bashkimi Europian tha se viza ETIAS është e vlefshme për tre vjet dhe i lejon amerikanët të hyjnë në zonën Shengen sa herë që është e nevojshme.
Në faqen e internetit të ETIAS, Bashkimi Evropian tha se “kohët e fundit ka vendosur të përmirësojë nivelin e tyre të sigurisë për të shmangur probleme të mëtejshme me emigracionin e paligjshëm dhe terrorizmin”.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë në një mosmarrëveshje me Parlamentin Evropian dhe Komisionin Europian mbi vizat qe ende nuk ka hequr për qytetaret e Bullgarinë, Kroacinë, Polonisë, Rumanisë dhe Qipros.
Udhëtarët në këto pesë vende janë të vetmet vende të BE që SHBA u kërkon të aplikojnë për vizë amerikane. Aktualisht, qytetarët amerikanë mund të udhëtojnë në Evropë deri në 90 ditë pa vizë.
Zona e Shengenit është një zonë me 26 vende evropiane që nuk kanë kufij të brendshëm dhe u lejojnë njerëzve të lëvizin lirshëm, duke përfshirë vende si Spanja, Franca, Greqia, Gjermania, Italia dhe Polonia.
Në vitin 2016, Komisioni Europian lëshoi së pari një raport që bën thirrje që Shtetet e Bashkuara të japin të njëjtin status pa viza për ato pesë vende si vendet e tjera të BE. Rregullat e BE-së kërkojnë trajtim të barabartë për të gjitha shtetet anëtare.
Raporti gjithashtu tregoi se komisioni donte të priste derisa Presidenti Trump të ishte në detyrë të “nxiste për reciprocitet të plotë të vizave”.
Në qershor të vitit 2018, parlamenti votoi në favor të Komisionit për vendosjen e vizave për qytetarët amerikanë.