Amb. e Holandës: Zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjithëve dhe me standarde
Ambasada holandeze në Tiranë i bën thirrje forcave politike në vend që të angazhohen në dialog për të zhvilluar zgjedhje sipas standardeve. Në një deklaratë, kjo ambasadë thekson se pas konsultimeve me ambasadën e SHBA-ve dhe Delegacionin e BE-së në Tiranë, përfaqësia diplomatike në Holandës thekson se në zgjedhje duhet të marrin pjesë të gjithë palët. Njoftimi i ambasadës së Holandës: Pas konsultimeve me ambasadën e ShBA dhe ambasadën e delegacionit të BE, Holanda i bën thirrje të gjitha forcave politike të vazhdojnë të angazhohen në një dialog për t’u siguruar që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe pjesëmarrjen e të gjithë palëve politike. Të gjithë liderët politikë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për stabilitetin e vendit. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje me ofertë të gjerë politike. Edhe pse zgjedhjet pa opozitën do të ishin për të ardhur keq, ato do të vlerësohen sipas meritave të tyre bazuar në standardet ndërkombëtare. Duke marrë parasysh reformën në drejtësi të mbështetur nga 90% e qytetarëve shqiptarë dhe ndryshimet kushtetuese të bëra me konsensus në korrik 2016, ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE presin progres real në përmbushjen e 5 prioriteteve për hapjen e negociatave. Kjo duhet të përfshijë rezultate të besueshme në luftën kundër drogës dhe dekriminalizimit të politikës.