Ambasada amerikane në Shqipëri, në faqen e saj në Facebook shkruan se USAID ka nisur për në Shqipëri ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles.

“Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit, USAID ka nisur dje për në Shqipëri ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles.

Këta ekspertë do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve, për të përcaktuar nëse ndërtesat dhe infrastruktura kritike në zonat e prekura janë të sigurta”.

Artikulli paraprakME ZEMRËN E NDËRTUAR NGA QIRINJTË DHE NË MES FLAMURIN SHQIPTAR, NDIZEN QIRINJ NË ‘PIAZZA DUOMO’
Artikulli tjetërIPESHKVËT ITALIANË DHUROJNË 500 MIJË EURO PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI