Ambasada Amerikane ditën e sotme ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për politikën shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata kanë përkujtuar 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit duke sjellë në vëmendje një parim kryesor.

Parimi i sotëm ka qenë që ” përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës”.

“Sot, 1 gusht, ne përkujtojmë 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit. Misioni Amerikan në OSBE po sjell në vëmendje 10 parimet kryesore që u përcaktuan për të udhëhequr marrëdhëniet e ardhshme midis shteteve dhe qytetarëve të tyre.

10 parime për promovimin e paqes dhe sigurisë. Parimi i sotëm 2: Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës”, shkruan Ambasada Amerikane.

Artikulli paraprakKTHJELLIME, VRANËSIRA DHE RREBESH NË VERI DHE LINDJE
Artikulli tjetërPRESIDENTI TRUMP VENDOS TË NDALOJË TIKTOK-UN NË SHBA: UNË E KAM AUTORITETIN