Ambasada Amerikane: Kujdes nga mesazhet mashtruese

Ambasada amerikanë ka bërë publik një mesazh mashtrimi, i cili mund të ketë mbërritur në postën elektronike të cdo qytetari. Nëpërmjet një njoftimi, ambasada sqaron se: Mesazhe Mashtrimi: Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, apo nëse ju kërkojnë të blini një certifikatë antiterrorizmi si në figurë, atëherë jeni viktimë e një mashtrimi. Një nga ato mesazhe mashtruese tregohet në figurën mëposhtë. Disa emaile të tjera mashtruese citojnë që ju jeni përzgjedhur për lotarinë dhe ju duhet të paguani një shumë të konsiderueshme parash nëpërmjet shërbimeve të ndryshme si p.sh.: Western Union, etj. Këto janë emaile mashtruese! Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK), dhe/apo Seksioni Konsullor i Shteteve të Bashkuara nuk do ju kërkojë të dërgoni para me anë të një shërbimi si Western Union. Mos bini pre e mashtrimeve.

Artikulli paraprakLUFTA NDAJ KORRUPSIONIT,NIVEL I ULET BESIMI TEK PARLAMENTI E GJYKATAT
Artikulli tjetërEMRAT E RAMES DHE SHALSIT NE KONTENIERET E MBETURINAVE