Ambasada amerikane në Tiranë me anë të një njoftimi shprehet se aleatët perëndimorë të Shqipërisë kanë marrë një vendim tepër të rëndësishëm ën Samitin e NATO-s në Uashington.

Sipas ambasadës amerikane, në kryeqytetin e SHBA-ve është marrë vendimi për të mbrojtur Ukrainën nga agresioni rus.

“Aleatët morën një vendim të rëndësishëm në Samitin e NATO-s në Uashington për të forcuar bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe për të ofruar mbështetje afatgjatë për Ukrainën. Qëllimi është t’i mundësohet Ukrainës aftësia për të mbrojtur veten tani, dhe për të penguar çdo agresion të mëtejshëm në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

https://www.instagram.com/usembassytirana/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8c322684-57aa-4459-a7a8-d8a97e9fd131

Artikulli paraprakKQZ NË HETIM NGA SPAK PËR TENDERIN E HETIMIT TË PAJISJEVE ELEKTRONIKE
Artikulli tjetërKANADAJA NË LUFTË ME FLAKËT, MË SHUMË SE 800 ZJARRE ENDE AKTIVE