Rastet e dhunës në familje gjatë 10 mujorit janar-tetor të këtij viti janë rritur me 3,29%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa 722 autorë janë arrestuar për këtë vepër.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ndau statistikat e raportuara nga qendra “Fol”, për të theksuar nevojën urgjente për veprim dhe rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të parandaluar dhe trajtuar këtë çështje.
“Të dhënat theksojnë nevojën urgjente për veprim dhe rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të parandaluar dhe trajtuar këtë çështje. Së bashku, ne mund të punojmë në formësimin e politikave dhe veprimeve efektive për të mbështetur të mbijetuarat dhe për të parandaluar dhunën në të ardhmen”, thuhet në një postim të ambasadës në rrjetet sociale.