E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy Van Horn e ka nisur të martën me një mesazh për opozitën dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha të shpallur ‘non grata’ nga Amerika.
Ndërsa theksoi se një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi për një demokracie të gjallë, ajo shtoi se SHBA nuk angazhohet me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.
“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.
Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, tha E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn.