Zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, i cili ndodhet në Tiranë, në 5-vjetorin e krijimit të SPAK, ka vënë theksin mbi progresin e reformës në drejtësi.

“Teksa festoni pesë vitet e para të SPAK-ut si institucion, është thelbësore të ndaloni dhe të përsiateni mbi progresin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Bashkëqytetarët tuaj shqiptarë ishin dhe vazhdojnë të jenë forca shtytëse e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ata kërkuan ndryshim dhe qeveria dëgjoi”, tha zyrtari amerikan. Sipas tij, u desh guxim i jashtëzakonshëm për të nisur këtë udhëtim. Guxim që drejtuesit politikë të tregonin vullnet politik për të ndryshuar kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë me shpresën për një të ardhme më të mirë. Guxim për të ndërtuar një institucion nga hiçi, për të vënë në jetë ligjet tuaja të sapomiratuara.

“Dhe guxim për të punuar shumë për të luftuar fuqinë e korrupsionit dhe krimit të organizuar me energji të qëndrueshme. Ky guxim dhe vullnet për të bërë ndryshime për një të ardhme më të ndritur janë po aq të rëndësishëm sot sa ç’ishin në fillimet e rrugëtimit të reformës në drejtësi të Shqipërisë”, tha zv. Ndihmës Sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Artikulli paraprakKTHIMI I PARAVE PROFESIONISTËVE TË LIRË, ALIBEAJ DEL KUNDËR PROPOZIMIT TË MINISTRIT MALAJ
Artikulli tjetërKASANOF TAKIM ME RAMËN GJATË VIZITËS NË TIRANË, AMBASADA E SHBA: DISKUTIME